Studentet ne proteste per tarifat - News, Lajme - Vizion Plus

  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një grup studentësh të fakultetit ekonomik, protestuan këtë të enjte për tarifat shkollore. Kërkesa e tyre kryesore ishte përgjysmimi i pagesës për vitin akademik 2019-2020 për studimet e nivelit të dytë ?Master?. Sipas tyre, tërmeti i vitit të shkuar dhe situata e krijuar nga pandemia e koronavirusit, i mbajti larg auditoreve.Të rinjtë thonë se pagesat janë të papërballueshme, për shkak të vështirëve ekonomike.?MAS i kërkojmë përgjysmim tarife për nivelin e dytë Master. Bordit të Administrimit i kërkojmë masa lehtësuese siç janë shtyrja, pagesa më këste apo rishikimi i tarifave për vitet në vijim.??Kemi vështirësi financare për të paguar tarifën. Kërkojmë që Dekanati të jetë palë me studentët. Këtë vit të përgjysmohet dhe pastaj për vitet e tjera të rishikohet. Fakulteti Ekonomik e ka tarifën më të lartë?.Studentët i kanë depozituar kërkesat në Ministrinë e Arsimit dhe Bordin e Administrimit të Universitetit të Tiranës, këtë të mërkurë.Nga ministria nuk ka ende një përgjigje, ndërkohë Bordi ka njoftuar një mbledhje për shqyrtimin e kërkesave në vazhdim.?MAS ka vendimmarrje direkte dhe në shtyrjen e afateve dhe përgjysmimin e tarifës. Nga MAS nuk ka asnjë reagim. Presim përgjigje. Në bazë të përgjigjes së MAS do të vendosim për hapat e mëtejshëm?.Studentët lanë afat 30 shtatorin për të marrë një përgjigje për shqetësimet e tyre. Ata paralajmëruan vijimin e protestave, ndërkohë që u bënë thirrje moshatarëve për të bojkotuar pagesën e tarifës.

Recommended