Report Tv - Asnjë investim në rrugët e Beratit/ Qytetarët: Jetojmë mes baltës dhe ujit

  • 5 years ago
Kanë mjaftuar vetëm disa reshje shiu për të nxjerr në pah problematikën e infrastrukturës në Berat. Në rrugët e lagjeve të këtij qyteti, prej vitesh nuk investohet. Qytetarët jetojnë mes ujit, baltës, dhe pluhurit çdo ditë, e ndërsa kur ka reshje situata është edhe më e vështirë. Një prej këtyre rrugëve, është edhe ajo e lagjes periferike Uznovë, ku banorët veç problemeve sociale-ekonomike, i duhet të përballen edhe me gjendjen e rënduar të rrugës në përditshmërinë e tyre.

Të mërzitur me këtë situatë banorët shprehen se nuk mbahet mend se sa herë kanë trokitur në dyert e bashkisë dhe pse nuk kanë munguar premtimet asgjë nuk është bërë.Gjatë viteve të fundit dhe pse bashkia e Beratit ka lancuar projekte ambicioze për kthimin e lagjeve në hapësira publike të gjelbëruara dhe ndriçuara, shumë pak prej këtyre projekteve është bërë realitet dhe kjo lidhet me mungesën e fondeve.

Recommended