Nuk rritet çmimi i ujit
  • 5 years ago
Çmimi i ujit nuk do të pësojë rritje, edhe pse në raportin vjetor të 2018, Enti Rregullator i Ujit vlerëson se në bazë të të ardhurave të familjeve shqiptare, ata mund të përballojnë një tarifë edhe më të lartë. Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Hantin Bonati, sqaron për Televizionin Klan se nuk ka asnjë riaplikim nga bashkitë, për të ndryshuar çmimin e ujit.

?Këto janë baza studimore, nuk janë inicime të rritjes së tarifave në sektorit e furnizimit me ujë. Qëndrojnë si studime për t?u marrë parasysh në të ardhmen. Bashkitë nuk kanë detyrimin për të filluar procedurat për fillimin e rritjes së tarifave të tyre dhe aktualisht sot asnjë nga bashkitë të cilat ka rritur apo rishikuar çmimin vitet e fundit nuk ka një kërkesë për ta rishikuar atë përsëri.?

Zëvendësministri pranon se ndryshimi i tarifave ndikon në përmirësimin e shërbimit nga ujësjellësit, por theksin e vendos tek menaxhimi më i mirë i ndërmarrjeve.

"Qeverisja vendore nxit bashkitë që qëndrueshmëria financiare e sektorit të mos ndikohet nga rritja e tarifave, por nga mirëmenaxhimi i tij. Këtë vit detyrimet janë përgjysmuar që kanë ndërmarrjet e ujësjellësit kundrejt pagesës së energjisë elektrike ka filluar të disiplinohet e gjithë pagesa. Menaxhimi më i mirë i ndërmarrjeve është".

Në Shqipëri nuk ka një tarifë të unifikuar për shërbimin e furnizimit me ujë. Secila bashki aplikon një tarifë të diferencuar, miratimi i së cilës kalon nga këshillet bashkiake dhe ERRU, një proces që zgjat rreth 1 vit.

Tv Klan
Recommended