Më 24 qershor vendimi, mesazhi i Tahirit: Çmimi i jetës time nuk kalon nga çmimi i karrierës tuaj
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar do të shpallë më 24 qershor vendimin për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish drejtorin e Policise së Vlorës, Jaeld Çela.

Prokurorët Vladimir Mata dhe Dritan Prenci kërkuan dënimin me 12 vite burg për dy ish zyrtarët ndërsa avokatët kërkuan pafajësi.

"Tani do të flasë gjykata" u shpreh Tahiri pasi doli nga Gjykata.

Nuk e fsheh sikletin për këtë situatë ku vijon të ndodhet por vijon të jetë i bindur se ka bërë detyrën shumë mirë dhe do i shkojë deri në fund.

Saimir Tahiri: "Ne folëm dhe tani do të flasë gjykata. Nuk ja vlen të zgjatem. Kursejani dhe njerëzve gjithë këtë historinë komike të gjyqit tim që është bërë qesharake. Nuk ka ndryshuar asgjë, e njëjta gjë. Nuk kam folur shumë gjatë gjatë kohës që kam qenë i akuzuar dhe në gjyq për të respektuar drejtësinë, jam i vetmi dhe që kam dhënë mandatin e deputetit për tu përballur me drejtësinë, mund të vija këtu si deputet dhe të më shihnit të enjten në parlament duke bërë ndonjë sherr.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/seanca-e-rradhes-gjyqesore-saimir-tahiri-dhe-jaeld-cela-mberrijn-ne-gjykate

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended