Ora News - Çmimi i naftës rritet me 50-60 lekë
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rritja e çmimit të karburanteve ka sjellë revoltën e drejtuesve të automjeteve. Të pyetur nga Ora News ata shprehen se në krahasim me pagat, kosto për arin e zi është shumë e lartë. Nga ana tjetër çmimi pritet të vazhdojë trendin rritës, për shkak të bursës në botë, por dhe të dhënies me koncension të monitorimit të pompave të karburantit.

Rritet çmimi i naftës në vend. Në pikat tregtimit të karburanteve në kryeqytet konstatohet një shtrenjtim i arit të zi me 50 deri në 60 lekë të vjetra për litër.

Operatorët e justifikojnë këtë ndryshim me rritjen e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare ku një fuçi naftë po tregtohet me rreth 85 dollarë dhe me tendencë në rritje.

Drejtuesit e automjeteve shprehen se kostoja e qarkullimit po bëhet e papërballueshme, duke e krahasuar me pagat e ulëta.

Qytetari: Si nuk rëndon, këtu është kastrofë për çdo gjë, jo vetëm për çmimin e naftës. Shteti ka marrë fund. Duhet me u zhduk nga ky vend një sekondë e më parë, këtu asgjë nuk funksionon. Sot e furnizova makinën, ishte rrit me 50 lekë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/cmimi-i-naftes-rritet-me-50-60-leke
Recommended