Ora News - Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në botë, në Shqipëri rritet
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nafta në tregjet ndërkombëtare ka rënë në nivelin më të ulët që prej tetorit të vitit të kaluar.

Çmimi i naftës amerikane ka rënë në 50,42 dollarë për fuçi, ndërsa çmimi i naftës në Londër ra 6,1 për qind, dhe tashmë një fuçi naftë në Londër u shit për 58,8 dollarë.

Arsye për këtë situatë duket se është prodhimi i lartë i naftës krahasuar kjo me kërkesat nga qytetarët dhe industria. Duke marrë shkas nga kjo situatë

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) ka vendosur të ulë ndjeshëm prodhimin, pasi shtetet anëtare të mbajnë një takim më 6 dhjetor.

Por një tjetër arsye është edhe fakti i presionit që po i bëhet Arabisë Saudite nga Amerika për të mbajtur në nivel të ulët çmimin e naftës.

Por pavarësisht kësaj çmimi i naftës në vendin tonë vijon të mbetet i pandryshuar që nga mesi i muajit tetor dhe tashmë tregtohet me rreth 182-184 lekë për litër.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ulet-ndjeshem-cmimi-i-naftes-ne-bote-ne-shqiperi-rritet
Recommended