Bota kaplohet nga frika! Sulmi raketor iranian ngjall tmerr, rritet çmimi i naftës
  • 4 years ago
Tensionet që kanë bërë të fryjë erë lufte mes Iranit dhe Shteteve te Bashkuara, i dhanë një tjetër goditje çmimit të naftës.


Çmimet referencë të arit të zi në Amerikë e Britani u rritën me 4%, e nafta Brent mbërriti nivelin e 70 dollarëve për fuçi. Tregjet ndërkombëtare janë bërë shumë të ndjeshme ndaj situatës së acaruar në Lindjen e Mesme. Rritjet e fundit i shtohen kapërcimit që kuotimi i naftës pati në momentin kur u mësua lajmi i vrasjes së atij që shumë e konsideronin si njeriu i dytë më i fuqishëm në Iran, gjeneralit Kasem Sulejmani.

Frika e luftës ka përfshirë gjithashtu tregjet e aksioneve në mbarë Azinë, e në Australi, shkëmbimet pësuan rënie me rreth 1%, përpara se të rimerrnin disi veten sërish kur zyrtarët iranianë lanë të kuptohej se nuk kërkojnë luftë, duke zbutur kështu mundësinë e sulmeve të mëtejshme ndaj interesave të SHBA.

Tensionet ndërkombëtare shtojnë një drojë ekzistuese ekonomike në Australinë që po lufton prej muajsh me zjarret më të ashpra të dekadës, të cilat rrezikojnë t?i godasin edhe më fort shpenzimet e ulura të konsumatorëve. Investitorët ndërkohë po i rikthehet parajsës së sigurtë të floririt; vëmendja e tyre ka bërë që çmimi i metalit të çmuar të rritet me 3%.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#Iran#TopChannel
Recommended