Ora News - Karburantet mbi normën por çmimi i naftës është më i larti

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria renditet ndër vendet me numrin më të lartë të pikave të karburanteve në Europë. Nga të dhënat zyrtare konstatohet se për 529 automjete kemi një pikë të licencuar, ndërsa në Itali është një pikë për 700 automjete dhe në Gjermani një e tillë për 4230 makina.

Shqipëria mban vendin e parë përsa i përket numrit të pikave të karburanteve në raport me automjetet.

Nga të dhënat e INSTAT konfirmohet se gjatë 2017 në vend kanë ushtruar aktivitetin mbi 1 mijë pika, ndërsa qarkullojnë rreth 557 mijë automjete.

Pra 1 pikë karburanti për 529 automjete. Në vendet e BE-së raporti është krejt ndryshe. Nëse marrim shembullin e Italisë, raporti është 1 pikë për 700 automjete.

Ndërsa Gjermania vlerësohet një ndër vendet me numrin më të pakët të pikave të karburanteve, krahasuar me numrin e automjeteve që qarkullojnë dhe raporti është1 me 4230.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/karburantet-mbi-normen-por-cmimi-i-naftes-eshte-me-i-larti

Recommended