PS proteston per votimin ne Bashkine e Shkodres - (19 Tetor 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Socialistët kanë protestuar ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë, për mospranimin e kërkesës së kandidates socialiste për kryetare e bashkisë së Shkodrës Esmeralda Uruçi, për ripërsëritjen e zgjedhjeve në bashkinë e këtij qyteti. Avokati Përparim Sanxhaku, ka argumentuar me fakte këtë protestë.

Avokati Përparim Sanxhaku:- ?Vërejtje të rëndësishme, thelbësore ishin se, në bashkinë e Shkodrës, në listën shumë emërore për të qenë anëtarë të këshillit bashkiak, ishte kryetari i komisionit të zgjedhjeve të qeverisjes vendore, zoti Aleks Dushi, si dhe kryetari i qendrës së votimit nr. 64, Ahmet Omi, në të njëjtën kohë ishte edhe kandidat në listën shumë emërore dhe që ka fituar për të qenë anëtar i këshillit bashkiak. Këto të meta bien në kundërshtim me nenin 38 pika 4 të ligjit për zgjedhjet për pushtetin lokal, gjykata nuk i vlerësoi të asaj mase që të përsëriste zgjedhjet në bashkinë e Shkodrës. Megjithatë ne vlerësojmë vendimin e gjykatës?./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended