Report TV - Ademi kërkon komision ndërkombëtar si në 1914, që të dorëzojë bashkinë e Shkodrës
  • 5 years ago
Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi përmes një letre drejtuar ambasadave në Shqipëri u ka kërkuar sot të ngrenë një përfaqësi ndërkombëtare për të qeverisur Shkodrën, pasi shton ajo, nuk do ia dorëzojë kryeministrit Rama dhe të zgjedhurit të tij. Voltana Ademi kërkon që Shkodra, por edhe bashkitë e tjera të drejtohen nga një Komision Ndërkombëtar, si në vitet 1913- 1914 derisa, sipas saj të shkohet në zgjedhje të vërteta.

"Sot, në 2019, nuk mund t?ia dorëzojmë atë as Kryeministrit e as të emëruarit të tij 8%. Në vitet 1913-1914 dhe 1918-?20, ky qytet me rendësi vitale për të gjithë kombin është qeverisur nga komisione ndërkombëtare të fuqive të mëdha. E ndoshta është prapë rasti, dhe jo vetëm për Shkodrën.

Ndaj ju drejtohem Ju, në emër të qytetarëve shkodranë, që ne jemi të gatshëm më parë të pranojmë një komision administrativ europian, besimplotë te vullneti i tyre demokratik derisa të shkohet në zgjedhje të vërteta, sesa të biem nën diktaturën e pakicës së pakicës votuese.

Për këtë, në emër të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, ju kërkoj publikisht të takohemi për të biseduar mbi këtë situatë të pazakontë, me shpresën që do të bëheni garant i vullnetit qytetar. Duke ju falënderuar për gjithçka keni bërë e bëni për vendin tim" shkruan Ademi.

Opozita shqiptare bojkotoi zgjedhjet e 30 Qershorit duke mos i njohur, po ashtu edhe Presidenti që e zhdekretoi si datë, por shumica e organizoi procesin për zgjedhjen e 61 kryebashkiakëve të rinj, të cilët u njohën nga SHBA dhe BE-ja, që kërkoi që të nisin punën menjëherë. Por Presidenti Meta shpalli një datë të re zgjedhjesh, 13 Tetorin, ndërsa opozita vijon protestat, teksa sonte zhvillon të 10-tën kombëtare duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.
Recommended