RTV Ora - Administrim ndërkombëtar për bashkitë, Ademi letër ambasadorëve: Të veprohet si në 1914
  • 5 years ago
#rtvora

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, kërkon që drejtimin e bashkive pas procesit të 30 qershorit ta marrin komisione administrative ndërkombëtare deri në mbajtjen e zgjedhjeve, sipas saj të vërteta. Në një letër dretuar selive diplomatike në vendin tonë, Ademi thotë se Ajo vetëm detyrën mund do tia dorëzojë vetëm ndërkombëtarëve dhe për këtë i fton ata në tryezë.

Voltana Ademi e bën të qartë se detyrën si kryebashkiake e Shkodrës mund t'ia dorëzojë vetëm ndërkombëtarëve dhe jo socialistit të zgjedhur në votimet e 30 qershorit.

Në një letër drejtuar ambasadave në vendin tonë, ajo kërkon ngritjen e një komisioni administrativ ndërkombëtar për të qeverisur bashkitë shqiptare, sipas saj deri sa të shkohet në zgjedhje të vërteta.

Ademi thotë se nuk mund t;ia lërë qytetin në dorë një njeriu të zgjedhur nga vetëm 8 % e votave, duke në atë që e cilëson diktaturë e pakicës së pakicës.

Voltana Ademi: Sot, në 2019- ën nuk mund t?ia dorëzojmë atë as Kryeministrit e as të emëruarit të tij 8%- ësh! Në vitet 1913 -1914 dhe 1918-1920 ky qytet me rëndësi vitale për të gjithë kombin, është qeverisur nga komisione ndërkombëtare të fuqive të mëdha. E ndoshta është prap rasti, dhe jo vetëm për Shkodrën.

Sipas Ademit, pas 30 qershorit pushteti vendor në Shqipëri rrezikon të shndërrohet thjesht në një zvarranik të qeverisë qëndore.

Ndaj edhe në cilësinë e kryetares së Shoqatës së Bashkive, ajo e fton faktorin ndërkombëtarë në tryezë me shpresën që do të bëhen garant i vullnetit qytetar.

Voltana Ademi: Kjo situatë do të eliminojë pluralizmin politik jo vetëm në drejtimin ekzekutiv të bashkive me 61 kryetarët, por akoma më keq, kjo situatë sjell 61 këshilla, që në të gjithë rastet nuk do të përfaqësojnë qytetarët, ata do të funksionojnë pa kundërshtim konstruktiv e opozitë.

Opozita nuk mori pjesë në votimet e 30 qershorit, ndërsa deklaroi se zbaton dekretin e presidentit që anuloi procesin për zgjedhjet vendore.

Në këto kushte, PS fitoi e vetme 61 bashki, ndërsa SHBA e BE ngulmuan në realizimin e votimeve në këtë datë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/voltana-ademi-kerkon-komision-nderkombetar-si-ne-1914-qe-te-dorezoje-bashkine-e-shkodres

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended