RTV Ora - Bashkitë e PD e LSI letër KZAZ përkatëse: S'ka zgjedhje më 30 qershor, lironi ambientet
  • 5 years ago
#rtvora

Vazhdimi i procedurave prej Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për organizimin e votimeve në 30 qershor ka nisur të sjell kaos në të 61 bashkitë e vendit. Dy ditë pasi dekreti i presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve ka hyrë në fuqi, kryetarët e bashkive të drejtuar nga opozita, kanë kërkuar prej prefektëve heqjen e listave të votimit nga ambientet publike si dhe lirimin e ambienteve të parashikuara për zhvillimin e votimeve.

Nga zgjedhjet e vitit 2014, 15 bashki janë fituar prej Partisë Demokratike dhe 9 janë të LSI, ndërsa 2 janë të PDIU. Ndërsa në 35 fitues janë fitues kandidatët e ASHE.

Pavarësisht kësaj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vijuar me shpërndarjen e bazës materiale. Për transportin janë vendosur në dispozicion mjetet e ministrisë së mbrojtjes. Edhe policia e rendit është angazhuar për ruajtjen e ambienteve.

Por që duket se tashmë debate nga selitë e partive do të zhvendosen mes kryetarëve të bashkive dhe prefektëve.

Ngërçi duket se është edhe në garën mes partive, pasi në 33 bashki PS konkurron e vetme, ndërsa një parti politike ka kërkuar çregjistrimin nga procesi.

Bashkia Peqin kerkese KZAZ nr 44

Kerkohet: Lirimi i menjehershem i ambienteve te KZAZ-se nr 44 në qendren kulturore "Ferdinand Deda"

Heqja e listës përfundimtare të zgjedhjeve të publikuara dhe të afishuar në institucionet arsimore parashkollore dhe parauniversitare (çerdhe/kopshte/ Shkolla/ në administrimin dhe pronësi të Bashkisë se Peqin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/bashkia-e-kukesit-nis-zbatimin-e-dekretit-te-metes-nuk-do-te-kete-zgjedhje-me-30-qershor
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended