Qytetarët dhe deputetët e PD-LSI te komisariati i Kukësit: Lironi urgjent të arrestuarit

  • 6 years ago
Vijon situata e tensiounar edhe ditën e sotme në Kukës, një ditë pas protestës së dhunshme në pikën kufitare të Kalimashit. Disa qytetarë të kukësit, shoqëruar dhe nga deputetët e PD dhe LSI, kanë mbërritur këtë mesditë para komisariatit të Kukësit, duke vijuar protestën pas ndalimit të 25 personave nga policia, të cilët akuzohen për dhunën e ushtruar ndaj uniformave blu gjatë protestës së djeshme.

Protestuesit kërkojnë lirimin e protestuesve para komisariatit, duke vijuar kundërshtimin e taksës 5 euro në 'Rrugën e Kombit', me pretendimin se nuk e përballojnë dot. Për mikrofonin e Report Tv, protestuesit 'kërcënojnë' se do të vazhdojnë protestën kundër taksës në Rrugën e Kombit, duke kërkuar që taksa të jetë 100 lekë, ndërsa hedhin akuza të forta ndaj policisë, duke thënë se i kanë terrorizuar dhe trajtuar si serbë.

Recommended