PD: Lironi të arrestuarit ose do përballeni me qindra qytetarë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Dega e Partisë Demorkatike në Shkodër ka kërkuar lirimin e të gjithë mbështetësve të arrestuar në lidhje me përplasjen në shkollën ?Shejnaze Juka?.Në një deklaratë për mediat, kreu I degës Shkodër Xhevdet Amuli akuzoi kryeministrin se po I çon shqiptarët drejt një përplasjeje civile.Kreu i PD Shkodër, Xhevdet Amuli ka dalë sot në një deklaratë për mediat, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po i çon shqiptarët drejt një përplasjeje civile.?Lironi të arrestuarit ose do të përballeni me qindra mijëra qytetarë tek dyert e policies. Shërbëtorët e krimit dhe të Edi Ramës i lidhur me krimin dhe korrupsionin arrestuan qytetarë të cilët thjeshte shprehën revoltën e tyre civile ndaj zgjedhjeve njëpartiake të 30 qershorit që pretendon qeveria. Qytetarët po përjetojnë një prej situatave më të rënda, shkaku dhe e keqja ka vetëm një emër, ai është kryeministri Rama. Është ky njeriu që pasi i ka grabitur qytetarët po i shpie drejt një përplasje civile. Ajo që po ndodh në Shkodër dhe qytetet e tjera është vetëm fillimi i reagimit qytetar ndaj instalimit të diktaturës së re. Zgjedhje më 30 qershor nuk mund të ketë dhe kryeministri nuk duhet të provokohet sepse qytetarët s?do ta lejojnë?.

Recommended