Bllokohen 1.6 milion litra gaz, qindra mijëra euro dëm ndaj shtetit - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV 1.6 milion litra gaz janë bllokuar nga doganat këtë të premte pasi subjekti që I tregtonte ka shmangur procedurat dhe detyrimet ndaj shtetit.Aksioni është monitoruar nga vetë drejtori i Doganave, Arlind Gjokutaj I cili theksoi se ai ka ardhur si rrjedhojë e luftës kundër informalitetit.Subjekti, sipas Gjokutajt, i detyrohej shtetit 350 mijë euro."Kemi konstatuar një subjekt që operonte në fushën e tregtimit të gazit të lëngshëm natyror, i cili përveç parametrave cilësore dhe teknik kishte edhe mangësi në deklarimin e detyrimeve fiskale. Subjekti ka hedhur në qarkullim 1.6 mln litra gaz natyror të lëngshëm të papaguar detyrimet e akzicës. Në total detyrimi i munguar dhe penaliteti i vendosur ndaj këtij subjekti arrin shifrën prej 38 mln lekësh ose 350 mijë euro."Ndërkohë në lidhje me aksionin ka reaguar edhe vetë kryeministri Rama, I cili në një postim në Facebook, shprehte se lufta kundër informalitetit s?ka ndalur asnjë çast pavarësisht se vëmendja e qeverisë është e fokusuar tek familjet e prekura nga tërmeti.?STOP INFORMALITETIT - Teksa pasojat e tërmetit mbi familjet kanë zënë vendin qendror në vëmendjen e gjithë qeverisë, lufta kundër informalitetit s?ka ndalur asnj? çast! Vijon në terren puna e koordinuar e të gjitha strukturave dhe goditja ndaj abuzuesve. Një shembull konkret i freskët fare, është bllokimi 1.6 milion litra gaz?, shkruan Rama.
Recommended