Dalin pamjet/ Ky është momenti i sekuestrimit nga ‘OFL’ i 1.2 milion litra naftë në Durrës

  • 4 years ago
DURRËS- Janë publikuar pamjet gjatë operacionit ?Forca e Ligjit? ku në qytetin e Durrësit janë sekuestruar 1.2 milion litra naftë si dhe një magazinë në pronësi të L. B. & E. SH.


OFL ka ndërhyrë gjatë natës duke vendosur shiritin e sekuestrimit.

Sipas OFL L. B. & E. SH pavarësisht revokimit të licencës, ka vazhduar të ushtrojë në mënyrë të paligjshme aktivitetin e tregtimit të naftës për peshkimin, duke përdorur shantazhin ndaj konkurrencës dhe duke tentuar të krijojë një monopol kërcënues për operatorët e industrisë së peshkimit. Pasi e ka ndjekur fillin e këtij organizimi kriminal, OFL ka kryer mbrëmë operacionin e sekuestros dhe po vijon, në bashkëpunim me Strukturat e Specializuara të Hetimit Financiar, hetimin intensiv për zbulimin dhe dokumentimin e gjithë veprimtarisë kriminale në këtë fushë dhe lidhjen me persona të tjerë publikë e privatë.

Ndërkohë OFL njofton se përgjatë dy muajve të fundit, OFL nuk e ka ndërprerë punën asnjë ditë. Në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese, OFL ka vijuar hetimet dhe goditjen e subjekteve të Ligjit Special.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OFL#Durres#TopChannel

Recommended