Përplasje te Komisariati 6, banorët e Astirit thyejnë traun, kërkojnë lirimin e të shoqëruarëve
  • 5 years ago
Përfaqësues të Partisë Demokratike kanë shkuar në Komisariatin nr.6., aty ku ndodhet ish-deputeti i PD, Klevis Balliu së bashku me disa protestues të tjerë. Personat në fjalë janë shoqëruar nga policia për shkak se u konfliktuan me policinë dhe bllokuan rrugën tek Unaza e Re.

Ndërkohë para komisariatit janë krijuar përplasje mes banorëve të Astirit që kanë shkuar për të kërkuar lirimin e 4 të shoqërurëve. Ata kanë thyer edhe traun që ndan rrugën me ambientet e komisariatit nr.6. Ndërsa brenda komisariatit ka shkuar Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi për të kërkuar lirimin e të shoqërurëve.
Recommended