Ora News - Rrugët e Astirit në mëshirë të fatit, banorët: Paguajmë taksa prej vitesh
  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Një nga lagjet më të populluara të kryeqytetit është lënë në harresë nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Banorët në rrugën Loni Lingori shprehen se lagjai e tyre vec rrugës pa asnjë standart vuajnë dhe mungesën e ndriçimit në zonë.Ato i bëjnë thirrje kryebashkiakut të kthejë sytë nga kjo zonë sa më parë.

?Rruga Loni Ligori prej kohësh është lënë në mëshirë të fatit?.

Reshjet e shiut qe kanë rënë këto ditë kanë bërë që gropat të mbushen me ujë duke e bërë kalimin tejet të vështirë.

Pronari i një dyqani në zonë tregon se ai është taksapagues i rregullt por lagjia është problematike sa i përket infarstrukturës së rrugëve.

?Paguajmë të gjitha taksat prej vitesh e të jesh në këtë rrugë. Ne paguajmë për kazan plehrash dhe këtu nuk kemi?.

Edhe banorë të tjerë shprehen se rruga është një problem serioz për to dhe fëmijët e tyre.

?Unë kam 10 vite këtu. Nuk është rregulluar fare?.

?Vijnë dhe na bëjnë premtime në kohë fushate për të na marrë votat?.

Madje në këtë lagje e njohur ndryshe si zona e Astirit prej vitesh mungon dhe ndriçimi.

?Nuk ka rrugë dhe ndriçim?.

Kërkojnë nga bashkia rregullimin e lagjes ndërsa thonë me ironi se fshati që lanë për kryeqytetin është shumë herë më mirë.

?Erdhëm nga qyteti dhe përfunduam këtu në fshat?.

Edhe pse në vitin e 5 të qeverisjes si kryebashkiak Erion Veliaj duket se nuk ka menduar për këtë lagje banorët e së cilës përballen me pluhur në kohë vere dhe baltë në dimër.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/rruget-e-astirit-ne-meshire-te-fatit-banoret-paguajme-taksa-prej-vitesh/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended