Ora News - Mungesa e investimeve në “Astir”, banorët: Prej 12 vitesh, rrugët si në Kandahar
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kaos urbanistik dhe protesta është ajo çfarë ofron së fundi zona e Unazës së Re, ku kanë nisur punimet për realizimin e projektit të ri rrugor. Banorët ankohen se prej vitesh kanë munguar investimet. Ndërsa ndërtimet janë realizuar në mënyrë të paorganizuar.

Kaos në urbanistikë, mungesë ndriçimi dhe ndërtime të paorganizuara është ajo çfarë ofron zona e Unazës së Re përgjatë së cilës do të do të realizohet projekti i ri.

Banorët e zonës thonë se Bashkia nuk ka bërë asnjë investim prej shume vitesh për zonën e Astirit.

Në shumë prej lagjeve të kësaj zone rrugët janë në gjendje të degraduar, duke e bërë shumë te vështirë lëvizjen e mjeteve dhe të këmbësorëve.
"Ndriçim rrugët nuk kanë. Po nuk u fut në lagje investimi, kot pastaj. Makinat mbushen me baltë këtu dhe e dërgojnë në autostradë. Autostrada thahet dhe bëhet tym dynjaja.Është kundër shëndetit të njerëzve".

"Përveç pallateve, asgjë tjetër nuk është bërë.Shikoni rrugën, kemi 12 vjet si në Kandahar".

"Rruga që shkon në Yzberisht është keq fare".

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mungesa-e-investimeve-ne-astir-banoret-prej-12-vitesh-rruget-si-ne-kandahar
Recommended