LSI akuza Veliajt: Infrastruktura e Tiranës është lënë në harresë, ja rrugët në mëshirë të fatit

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Një tjetër denoncim është adresuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim në adresë të kryebashkiakut të Tiranës.

Sipas anëtares së Kryesisë, Eriona Bixha, infrastruktura e Tiranës është lënë terësisht në harresë dhe rrugët janë në mëshirë të fatit.

Bixha: I emëruari në Bashkinë e Tiranës, Erjon Veliaj flet e flet pafund në daljet e tij publike për Tiranën policentrike, flet për infrastrukturë, investime, zhvillim ekonomik e kulturor që duhet të ketë në të 27- njësitë administrative, por e vërteta e hidhur është që për Erion Veliajn, Tirana fillon e mbaron tek sheshi Skënderbej dhe Bulevardi ?Dëshmorët e Kombit? që qepet e shqepet si qilimi i Penelopës për të zhvatur para.

Anëtarja e kryesise së LSI-së ka prezantuar edhe pamjet e situatës në disa njësi administrative të Tiranës, duke faktuar kështu gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhen rrugët e kryeqytetit.

Bixha: Njësia administrative numër 1- Rruga ?Arben Lami?, mungesë asfaltimi, mungesë trotuarësh, mungesë ndriçimi etj. Njësia administrative numër 2, rrugët në zonën ?Depo e Ujit?, janë të gjitha të braktisura nga Bashkia. Njësia administrative numër 3, rruga ?Arkitekt Sinani?. Njësia administrative numër 4, rruga ?Peci Dado?. Njësia administrative numër 5, rruga tek shkolla ?Murat Toptani?, Selitë.Njësia administrative numër 6, rruga ?Shaban Bardhoshi?. Njësia administrative numër 7, rruga ?Dafinave?, tek Fusha e Aviacionit. Njësia administrative numër 8, rruga ?Ymer Sallaku?.Njësia administrative numër 9, rruga ?Albanopoli?. Njësia administrative numër 10- Rrugica që lidh rrugën ?Islam Alla? me rrugën ?Him Kolli?. Njësia administrative numër 11, rruga tek ?çerdhja 59?.

Sipas Bixhos, përveç investimeve të munguara, pamjet dëshmojne qartë realitetin e trishtë që kryebashkiaku Veliaj u ka servirur banorëve të kryeqytetit, duke shkatërruar rrugët me mjetet e tonazhit të rëndë për ndërtimin e kullave të radhës.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/lsi-akuza-veliajt-infrastruktura-e-tiranes-eshte-lene-ne-harrese-ja-rruget-ne-meshire-te-fatit/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended