Ora News - Katër deputetët nga lista e LSI bëjnë betimin në Kuvend

  • 5 years ago
#oranews #protestaeopozites

Prej kësaj të marte, Kuvendi i Shqipërisë do të ketë katër deputetë të rinj, të dalë nga lista shumëemërore e LSI-së. Ata bënë betimin sot në Kuvend teksa zunë vend në ulëset e opozitës. Sakaq në seancë munguan Myslim Murrizi dhe Lefter Koka, deputetët e PD-LSI që nuk lanë mandatet.

Edmond Rrushi, Aurora Mara, Enver Roshi dhe Ylli Shehu u ulën sot për herë të parë në Kuvend, një ditë pasi morën nga KQZ mandatet e deputetit të lëna bosh nga LSI.

Katërshja e deputetëve zunë vend në rreshtin e tretë të opozitës, teksa iu desh të dëgjojnë fjalimin e kryeministrit Edi Rama përpara se të bëjnë betimin.

Ylli Shehu që mandatin e lënë nga Floida Kërpaçi dha këtë deklaratë për mediat para se të hynte në Kuvend.

Ylli Shehu:"Unë nuk jam pjesë e strukturave të LSI-së për të vendosur nëse jam apo jo. Nëse më përjashtojnë është e drejta e tyre, mandati është i imi. Po të ndihesha tradhtar nuk do të isha këtu. Nuk mund të tradhtoj mijëra qytetarë që më kanë votuar".

Do mbështesësh qeverinë apo opozitën?

Ylli Shehu: Ne opozitë normal.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kater-deputetet-nga-lista-e-lsi-zene-vend-ne-kuvend

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended