Ora News - Katër deputetët nga lista e LSI bëjnë betimin në Kuvend

  • 5 years ago
#oranews

Kuvendi nisi punimet paraditen e sotme në një situatë shtetrrethimi. Forcat e policisë dhe të gardës krijuan një kordon që niste prej hyrjes së pedonales, në zonën mes ministrive, dhe duke vijuar në selinë e PD së vjetër dhe më pas në territorin para parlamentit. Kjo për të mos lejuar hyrjen e protestuesve dhe duke u krijuar rrugë të lirë hyrjes së deputetëve.

Mes pjesëmarrësve në tubim kishte dhe nga ata që ishin pajisur me maska antigaz e nuk munguan as flakadanët.

Nën këto masa sigurie kanë hyrë dhe katër deputetët e rinj, ku Ylli Shehu theksoi se do të qëndrojë në opozitë

Ylli Shehu:"Unë nuk jam pjesë e strukturave të LSI-së për të vendosur nëse jam apo jo. Nëse më përjeshtojnë është e drejta e tyre, mandati është i imi. Po të ndihesha tradhtar nuk do të isha këtu. Nuk mund të tradhtoj mijëa qytetarë që më kanë votuar"

Ndërsa para parlamentit opozita zhvillonte protestë, në sallë u betuan deputetët e rinj.

Nisja e mandatit prej tyre u duartrokit prej socialistëve

Së bashku me ta si dhe me mandatin e Myslim Murrizit dhe të Lefter Kokës, numri i deputetëve shkon në 85. Ndërsa në KQZ dorëzuan formularin e dekriminalizimit dhe 6 të tjerë.

Në seancën e parë tre deputetë të rinj të opozitës votuan kundër projektligjeve, ndërsa pro ishte Aurora Mara, çka çon në një kuvend me 91 mandate. Ende nuk dihet se si do të veprojë Rudina Hajdari, nëse edhe ajo nuk do të lërë mandatin numri do të shkojë në 92.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kater-deputetet-nga-lista-e-lsi-zene-vend-ne-kuvend

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended