RTV Ora - Gjykata e Kukësit jep masën arrest shtëpie për 4 të arrestuarit
  • 5 years ago
#rtvora

Gjykata e Kukësit dha masën e sigurisë arrest shtëpie për 4 personat e arrestuar për incidentet e ndodhura në KZAZ-në nr 11 të këtij qyteti.

Të afërm, por edhe dhjetra qytetarë u mbledhën me pankarta në duar përpara gjykatës për të kërkuar lirimin e të arrestuarëve.

Edhe Kryetari i Bashkisë Kukës Bashkim Shehu, ka reaguar për arrestimin e qytetarëve dhe punonjësve të Bashkisë.

Shehu: Kemi një institucionalizim të krimit. Pra krimi ka marrë nën kontroll shtetin dhe ne detyrimisht jemi të detyruar të mbrojmë të drejtat tona, të drejtat e qytetarëve.

Ndërsa Arif Rexhamati kryetari i degës së Partisë Demokratike në Kukës, e quajti arrestimin një veprim politik.

Rexhmati: Është haptaz një vendim politik që avokati mbrojtës do të ushtrojë të drejtën ligjore duke ankimuar. Por e themi edhe një herë që me vendime të tilla Rama nuk mund të rrijë në qeveri dhe Rama nuk mund të marrë zgjedhje as me 30 dhe asnjëherë.

Materialet zgjedhore që u hoqën me marrëveshje nga KZAZ-ja, aktualisht ndodhen në ruatje në ambientet e Prefekturës Kukës.

Ndërkohë policia e tropojës ka vënë në pranga një 43 vjeçar të shpallur në kërkim për shkatërrimin e ambienteve të KZAZ nr 9 në Bajram Curri në datën 18 qershor. Sipas njoftimit i arrestuari akuzohet për kundërshtim të punonjësve të policisë, shkatërrim prone dhe dëmtim të materialeve zgjedhore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/sulmuan-kzaz-ne-nr11-ne-kukes-pritet-masa-e-sigurise-4-te-arrestuar
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended