U kap me dy armë, gjykata arrest shtëpie për Fjolla Morinën! Këngëtarja nuk është shtatzënë
  • 3 years ago
KUKËS- Një tjetër gjykim skandaloz i shtohet listës së gjatë vendimeve të diskutueshme të drejtësisë shqiptare. Gjyqtarja Merita Karaj ka lënë në arrest shtëpie këngëtaren Fjolla Morinës, për akuzën e "trafikut të armëve" pasi në çantën e saj u gjetën dy armë, teksa po tentonte të kalonte kufirin për në Shqipëri.

Ndërkohë për dy miqtë e saj, Fisnik Syla dhe Fitim Muji për të cilët vetë këngëtarja ka thënë se ishin thjeshtë shoqëruesit e saj, gjyqtarja ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg". Seanca e sotme në Gjykatën e Kukësit, e nisur që në orën 08:00 të mëngjesin e që përfundoi pas 7 orësh, i ngjante një skene komedie, e shtyrë dy herë. Kjo për shkak se u raportua fillimisht se këngëtarja Fjolla Morina ishte shtatzënë dy muajshme dhe për këtë kishte paraqitur edhe një eko, por pas një rikontrolli të bërë, rezultoi se një pretendim i tillë nuk ishte i vërtetë. Mjeku kishte dhënë një eko fals, ndaj të cilit rëndon akuza për veprën penale "shpërdorim detyre". Mësohet se ai është "arratisur" për në Kosovë.Këngëtarja, e cila u kap më 19 shtator në Morinë, tha se nuk e dinte që kishte dy pistoleta me vete në çantë. Para hetuesve, Fjolla Morina është shprehur se pistoletën ia kishte bërë dhuratë një miku i saj nga Gjermania i cili nuk jeton më.Merita Karaj është gjyqtarja që e cila caktoi masën e sigurisë "arrest shtëpie" këngëtaren Fjolla Morina, e cila u kap duke kaluar kufirin me armë. Edhe pse ekspertiza balistike vërtetoi se ishte armë zjarri, gjyqtarja vendosi ta linte në shtëpi këngëtaren për një vepër penale e cila parashikon dënimin nga 10-20 vite burg. Ajo ka marrë detyrën në 15 korrik të vitit 2019, 14 muaj më parë, por mesa duket kaq kanë mjaftuar që kjo "gjyqtare e re" të marrë zakonet e drejtësisë së vjetër".

"Këshilli i Lartë Gjyqësor, mbështetur në nenin 136/a të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në nenin 35 të ligjit nr.96/2016 ?Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë?, si dhe bazuar në vendimin nr.118, datë 15.07.2019, ?Për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin si gjyqtare të znj. Merita Karaj?, mbi propozimin e Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, V E N D O S I : 1. Të emërojë gjyqtar znj. Merita Karaj. Ky vendim hyn në fuqi në datën e publikimit në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor", thuhet në njoftimin zyrtar të KLGJ.
Recommended