U arrestuan me Fjolla Morinën, gjykata liron biznesmenin dhe shoferin e makinës, flet avokatja
  • 3 years ago
Avokatja e këngëtares dhe 2 personave që e shoqëronin atë, Aurora Guska tha për Report Tv se gjykata ka lënë masën detyrim paraqitje për biznesmenin dhe shoferin.

Ajo shprehet se nuk është një vendim i drejtë dhe se duhet të ishin lënë në gjendje të lirë.

"Prokuroria ka kërkuar në seancën e mëparshme arrest me burg. Ne kemi patur pretendimin tonë që arresti i tyre ishte i paligjshëm dhe nuk kanë pasur asnjë dijeni për armën e gjetur në makinën e Fjolla Morinës. Ashtu siç pretenduam doli e vërtetuar me akt ekspertimi të gjurmëve papilare që gjurmët në armë nuk ishin gjurmët e shtetasve Fisnik Syla dhe Fitim Muji dhe për rjedhojë vetë organi i akuzës i kërkoi gjykatës zëvendësimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje. Ne si mbrojtje kishim pretendimet tona, unë doja që të mos kishte as masë detyrim paraqitje. Kërkova të lihen në gjendje të lirë. Hetimet vazhdojnë për Fjollën" - tha avokatja.
Recommended