Arrest shtepie per Fjolla Morinen, burg per dy miqte e saj |Lajme-News

  • 3 years ago
Gjykata e Kukësit ka vendosur të lërë në arrest shtëpie këngëtaren Fjolla Morina.
Ajo u paraqit mëngjesin e së martës në gjykatë me pretendimin se është 2-muajshe shtatzënë dhe se nuk mund të qëndrojë në qeli, por alibia e saj është rrëzuar në seancë.
Nga një kontroll në maternitetin e Kukësit, ka rezultuar se Fjolla Morina nuk ishte shtatzënë, pavarësisht se kishte kryer një eko. Dyshohet se ajo ka bashkëpunuar me një mjek në Kukës i cili po kërkohet nga policia pasi nuk u gjet në banesë. Ndaj tij pritet të ngrihet procedim penal.
Në gjykatë, avokatja e Fjolla Morinës ka kërkuar lirimin, me argumentin se njëra nga pistoletat ishte për të trembur kafshët, ndërsa tjetra çakmak, pra nuk ishin armë të mirëfillta.
Dy personat e tjerë që ishin bashkë me këngëtaren janë lënë në qeli nga Gjykata e Kukësit.
Këngëtarja nga Kosova u ndalua pak ditë më parë në pikën kufitare të Morinës, teksa drejtonte makinën dhe gjatë kontrollit të ushtruar brenda një çante iu gjetën dy pistoleta, ku vetëm njëra prej tyre rezultoi false.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended