RTV Ora - Pesë deputetë të PS-së gati për Bashkitë

  • 5 years ago
#rtvora

Partia Socialiste po kryen sondazhet e fundit në bazë për kandidatët e mundshëm që do të garojnë për 61 bashkitë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Socialistët pritet të zyrtarizojnë listën e plotë, pasi 13 maji është afati i fundit për regjistrimin e tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Por disa prej kryebashiakëve të mundshëm janë konfirmuar gjatë turit për ?Bashkinë që duam? të Kryeministrit në qytetet e vendit.

Edi Rama i ka besuar sërish kryeqytetin Erion Veliajt për një mandat të dytë.

Ndërsa kryeqendren e veriut, Shkodrën, bastionin e së djathtës, socialistët kërkojnë ta fitojnë me ish-kreun e Hipotekave dhe prefektin aktual të Shkodrës, Valdrin Pjetri.

Socialistët kërkojnë të marrin drejtimin e Lezhës nga të djathtët me anë të deputetit Pjerin Ndreu.

Një tjetër deputet do të duhet të lërë mandatin e tij për të kandiduar për zgjedhjet lokale. Nuri Belba do të kërkojë votat për bashkinë e Prrenjasit. Ndërsa pritet një kandidimi i deputetit Rakip Suli për Kamzën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pese-deputete-te-ps-se-gati-bashkite

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended