RTV Ora - Kuvendi me 122 deputetë, Kume: Puna mund të vazhdojë normalisht
  • 5 years ago
#rtvora

Shterimi i listave të Partisë Demokratike në të gjitha qarqet ka sjellë që parlamenti i Shqipërisë të jetë me 122 deputetë. Ish kreu i KQZ Kristaq Kume sqaron se 18 vendet vakante në Kuvend nuk mund të zëvendësohen, ndërsa thekson se punimet e Kuvendit mund të vijojnë normalisht.

Parlamenti i Shqipërisë nuk do të ketë 140 deputetë siç e parashikon kushtetuta, pasi listat e kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike kanë shteruar në të gjitha qarqet, duke lënë 17 vende bosh në kuvend.

Me djegien në bllok të 58 mandateve të opozitës së bashkuar, 17 mandatet parlamentare të LSI janë zëvendësuar të gjitha, ndërsa Kandidati i fundit në listën e Tiranës nga Partia Demokratike, Ramazan Gjuzi ka dorëzuar të hënën në KQZ formularin e dekriminalizimit, por kjo mund të shtojë me 1 mandat numrin e deputetëve në kuvend.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kuvendi-me-122-deputete-kume-puna-mund-te-vazhdoje-normalisht

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended