Skender Gjinushi mohon akuzat e socialisteve per nderhyrje ne bashkine e Orikumit - (18 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Kryesocialdemokrati Gjinushi, ka mohuar akuzat e socialistëve, për ndërhyrje të tij gjatë procesit të votimit në balotazhin për bashkinë e Orikumit, ku kandidati socialdemokrat ishte përball atij socialistë. Gjinushi është ballafaquar me zëvendës kryeministren Makbule Çeço dhe ministrin e Rendit Spartak Poçi, të caktuar nga kryesia socialiste për sqarimin e akuzave, pse ai të dielën ka tentuar të hyjë në një qendër votimi në Orikum, por ishte penguar nga policia.

Mësohet se Gjinushi ka pranuar se të dielën është ndodhur në Orikum, por ka qëndruar në largësi nga qendra e votimit dhe incidenti është provokuar nga policët. Publikimi i këtij fakti dëshmon se mes dy partive ende nuk ka qetësi./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended