Skënder Gjinushi zgjidhet kryetari i ri i Akademisë së Shkencave - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Skënder Gjinushi zgjidhet me 35 vota pro dhe me 6 vota kundër, kryetarin e Akademisë së Shkencave.Plot 44 akademikë votuan për 4 vende vakante në këtë institucion, ku më i rëndësishmi është posti i kreut të Akademisë.Gjinushi ishte kandidati i vetëm për kreun e këtij institucioni. Në prezantimin e platformës së tij, ai tha se Akademia është partner i qeverisë dhe shoqërisë për ngritjen e standardeve.Ndërkohë më herët në fjalën e tij Gjiknushi është shprehur se është vlerësim që kjo asamble e nderuar voton për përbërjen e re."Akademia do të nxisë reformimin e shkencës. Do të çojmë deri në fund reformën e Akademisë dhe kërkimit shkencor. Do përfshihen individë të suksesshëm që punojnë në qendra kërkimore jashtë vendit".Emrat e kandidatëve për secilin vend ishin:1-Skënder Gjinushi, në garë për kreun e Akademisë së Shkencave2-Vasil Tole, kandidat për zv/kryetar të Akademisë3-Salvador Bushati, kandidat për sekretar4-Neki Frashëri, kandidat për kryetar seksioni të Shkencave të Natyrës.
Recommended