Vërteton dorëheqjen nga PSD, Gjinushi: Dekretimi si kryetar i Akademisë nga Presidenti, s’ka afat
  • 5 years ago
Akademiku Skënder Gjinushi ka bërë sot publike dorëheqjen e tij nga funksioni i kryetarit të Partisë Social-Demokrate. Nëpërmjet një dokumenti ai vërteton se ja ka dorëzuar këtë kërkesë këshillit dhe kryesisë së kësaj partie, që në datë 15 maj, për shkak se në datë 24 maj do të merrte pjesë në zgjedhjet e asamblesë, që u bënë në Akademinë e Shkencave.

?Ju prezantoj një kopje të dorëheqjes sime prej funksionit të kryetarit të PSD-së, drejtuar këshillit dhe kryesisë së kësaj partie, duke bërë me dije se ajo është e parevokueshme dhe prej datës 15 maj, kam ndërprerë ushtrimin e këtij funksioni, çka në bazë të statutit të kësaj partie e ushton këshilli drejtues kombëtar edhe personat e autorizuar?, u shpreh kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi.

Në datë 24 maj nga 43 akademikë që morën pjesë në votime, Gjinushi u zgjodh kryetar akademie me 35 vota. Megjithatë, aktualisht është ende në pritje të dekretimit nga presidenti i vendit Ilir Meta, për të cilin shprehet se:

?Dekretimi i rektorit edhe i kryetarit të Akademisë së Shkencave nuk ka të përcaktuar asnjë afat kohor?.

Zgjedhjet në Akademinë e Shkencave u zhvilluan me ligjin e vjetër, ndërsa projektligji për "Reformën në Akademinë e Shkencave" aktualisht është në proces diskutimi në kuvend.
Recommended