Skender Gjinushi, PSD e dyta parti ne vend (12 Gusht 2000)
  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Socialdemokratët do të paraqesin kandidat për çdo komunë dhe bashki në zgjedhjet lokale të 1 tetorit. Këtë ka deklaruar sot kryetari i kësaj partie Skënder Gjinushi duke mos përjashtuar mundësinë dhe të ndonjë bashkëpunimi me Partinë Socialiste. Në një qytet tha Gjinushi mund të kemi kandidat të përbashkët nëse Partia Socialiste, bien dakort me ne.
Ai ka lënë të kuptojë se fryt i këtij bashkëpunimi të ftohtë do të jetë dhe mbështetja në kandidaturën e Edi Ramës paraqitur nga Partia Socialiste për bashkinë e Tiranës. Gjithsesi me datë 21, Partia Socialdemokrate do të bëje publike të gjithë emrat e kandidatëve të saj.
Gjatë konferencës së sotme për shtyp, Gjinushi ka treguar dhe ambiciet e partisë së tij gjatë zgjedhjeve të tetorit. Ky është një test për Partinë Socialdemokrate tha Gjinushi dhe ne jemi të gatshëm t'a përballojmë. Sipas Gjinushit, PSD synon të përfshihet në partitë e mëdha duke dalë partia e dytë në vend./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended