"Na quajti tellall", Astrit Patozi ngre padi ndaj Monika Kryemadhit (25 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Në procesin e sotëm gjyqësor mes Monika Kryemadhit dhe tre gazetarëve të "Rilindja Demokratike" janë shtuar akuzat dhe kundërakuzat. Avokati i Kryemadhit Syria Dosti, në emër të klientes së tij, ka kërkuar sot që akuza shpifje përveç gazetarëve Patozi, Peposhi dhe Hafizi, të rëndojnë mbi të gjithë stafin e "Rilindjes Demokratike". Nga ana tjetër sot në proces janë paraqitur dhe kryeredaktori Astrit Patozi si dhe gazetari Shemsi Peposhi.
Patozi ka dorëzuar para gjykatës një kasetë filmike, sipas tij me dëshmi të disa fshatarëve nga Zall Dajti të cilët vërtetojnë se gurorja ku kanë vdekur dy punëtorët ishte e çiftit Meta. Në emër të gazetës, Astrit Patozi ka bërë dhe një deklaratë ku padia ndaj tij cilësohet si një karnaval gjyqësor që kërcënon shtypin e lirë në denoncimin ndaj korrupsionit qeveritar.
Nga gjyqtari Kreshnik Omari u tha se kaset filmike nuk është pranuar si provë duke kërkuar dëshmitarë konkretë në sallë. Seanca është ndërprerë për t'u dëgjuar në një seancë tjetër konkluzionet përfundimtare. Po sot në emër të gazetës së Partisë Demokratike Astrit Patozi ka bërë në gjykatë një padi për Monika Kryemadhin për shpifje ndaj gazetës së tij.
"Ne e kemi akuzuar atë për shpifje dhe për fyerje sepse në një deklaratë publike të saj e cila është transmetuar edhe në të gjitha rrethet televizive të Tiranës. Ajo na ka quajtur tellall dhe ne kërkojmë ndjekje penale për të dhe dëmshpërblim për tentativën e saj për të ulur reputacionin e gazetës sonë."/tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended