Deklarimet e ish-oficerit të policisë, Balla: Akuzat ndaj meje janë “Babalja 2”. Do ngre padi

  • 6 years ago
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla në bnjë konferencë për shtyp denoncon ekzistencën e një dëshmie të rreme sipas tij që po gatuhet në zyrat e Partisë Demokratike, që e akuzojnë atë se ka qënë në mesin e personave që kanë kërcënuar oficerin e policisë së Fushë Krujës, Emiljano Luku të mbyllte dosjen e djalit të deputetit Rahman Rraja, i akuzuar për përdhuni.

Sot dua që para jush të denoncoj përfshirjen e turpshme të PD në shpifje dhe baltosje të përfaqësuesve më të lartë të PS. Kjo baltë e shoqëruar me inskenime të turpshme që përbëjnë edhe vepër penale si në rastin e Babale 1. Gjithçka po gatuhet brenda godinës së PD. Sot dua të bëj publik një rast tjetër me autor Bashën dhe Berishën. Aktori i radhës është një person që nëse do kishte qëndruar në polici do ta flakte jashtë radhëve të saj vettingu. I kërkoj policisë të bëjë publike vendimet kriminale të tij. Vendosa ta bëj unë publike Babablen e re. Prej dy ditësh jam në dijeni të një letre të një ish oficeri që ka braktisur detyrën ashtu si Babalja 1 dhe është larguar nga Shqipëria. Kam në dorë letrën e tij. Në këtë shkresë bën disa deklarata në lidhje me një rast që nuk është i ri, por i vjetër dhe i bërë publik nga qytetari dixhital tek Berisha. Polici Emiljano Luku thotë se ka dijeni në rastin e përfshirjes së Rexhep Rrajës djali i deputetit të PS, Rrahman Rraja në përdhunimin e një vajze. Në deklarimin e ri polici ka shtuar edhe disa shpikje të rënda. Sipas tij paska shkuar Rrahman Rraja deputeti dhe kryebashkuaku Bushi të shoqëruar me armë mes tyre edhe unë dhe i kemi bërë presion të mbyllin dosjen

Recommended