Report TV - 'Babalja', Salianji: Nuk ka drejtësi, do kallëzoj drejtuesit e Policisë së Shtetit
  • 5 years ago
Seanca për çështjen 'Babale' është shtyrë për një herë në datën 30 maj në orën 13:30. shkak për shtyrjen e kësaj seance është bërë mos marrja pjesë e palëve. Ndërkohë në një deklaratë për media ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në një prononcim për mediat para seancës gjyqësore ka deklaruar se do të padis krerët e Policisë së Shtetit. Ndër të tjera Salianji ka thënë se nuk ka frikë për procesin që e pret në lidhje me çështjen 'Babalja'. Nga ana tjetër Fredi Alizoti ka kërkuar gjykim të shkurtuar të çështjes.

Fjala e Salianjit:

Sot është seanca e parë për çështjen Xhafaj, të ashtëquajtur Babale. Jam sot për respektin tuaj, pasi shumë i kam respektuar institucionet kur bëhej fjalë për denoncimin e krimit në qeverisje. Rama ka disa njerëz që i paguan si prokuror që duan të varrosin çështjen e lidhjes së qeverisjes me krimin. Qytetarët janë lodhur me këtë drejtësi që nuk bën drejtësi. Të gjithë e shohin, që nuk marrin drejtësi, por zvarriten. Ashtu si Rama ka disa njerëz që i paguan me taksat e qytetarëve.

Do të bëj kallëzim penal për drejtuesit në polici, për të gjithë zingjirin e përfshirë në këtë dosje. I ftojë në proteste sot qytetarët, pasi nuk gjejnë drejtësi. Sepse kërkojnë arsim dhe përballen me injorancën. Të dalin të protestjanë për të ndryshuar pushtettin dhe për vete.

Sot në dijeninë time nuk do të ketë proces pasi gjyqtarja është tërhequr. Janë të gjitha edhe datat. Prandaj e mbaj sot vemendjen te protesta. Është përcaktuar para 4 ditësh. Është lajm i mirë që drejtësia të eci më shpejtësi. Sot nuk do të ketë proces. Situata është se nuk ka ansnjë të arrestuar për personat që janë të përfshirë në këtë çështje. Larg qoftë të kem frike nga Rama. Une nuk kam frikë nga asgjë. Rama është një dordolec që nuk bën dot asgjë.
Recommended