Report Tv-'Babalja', Prokuroria e thërret për të dëshmuar, Salianji
  • 6 years ago
Pas thirrjes së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për deputetin e PD-së, Ervin Salianji për të dëshmuar nesër në orën 09:30, një reagim ka ardhur edhe nga ky i fundit.

Në statusin e tij, ai shkruan se është i vendosur për të shkëputur lidhjet e qeverisjes me krimin e organizuar.

Të vendosur për të shkëputur lidhjet e qeverisjes me krimin e organizuar, kudo, kurdo, me çdo formë. Nesër, ne orën 9.30, do jem në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, me vendosmërinë për ti shkuar deri në fund të vërtetës për Familjen Mafioze Xhafaj!

Ervin Salianji
Kjo është hera e dytë që demokrati do të shkojë për të dëshmuar për rastin që denoncoi pak muaj më parë së bashku me deputetin Alibeaj dhe Gazmend Bardhin. Mbetet e paqartë nëse deputeti Salianji do të merret përsëri në pyetje apo do t'i komunikohet akuza.

Në datë 21 maj të këtij viti, tre zyrtarët e Partisë Demokratike, Ervin Salianji, Gazmend Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj kanë dhënë dëshminë e tyre në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, lidhur me përgjimin e PD, ku pretendohet se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj është i përfshirë në trafikun e drogës.
Recommended