Ora News - Audiopërgjimi, Prokuroria thërret për të marrë në pyetje Denar Bibën dhe Ledio Biankun

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pak javë pas publikimit të audiopërgjimit mes nënkryetarit të KQZ-së, Denar Biba, dhe gjyqtarit shqiptar në Gjykatën e Strasburgut, Ledio Bianku, prokuroria vendos të thërrasë për të marrë në pyetje dy protagonistët.

Prokuroria e Tiranës vendos të thërrasë si për të marrë në pyetje gjyqtarin shqiptar në Strasburg, Ledio Bianku, dhe nenkryetarin e KQZ-së Denar Biba.

Grupi hetimor do të kërkojë prej tyre sqarime në lidhje me bisedën e përgjuar, e cila u bë publike javët e fundit ku flitet për gjyqet e ish-pronarëve me qeverinë shqiptare në Strasburg.

Burime nga prokuroria bëjnë të ditur se Bibën dhe Biankun janë lëshuar fletë-thirrjet përkatëse, në funksion të hetimit të nisur në fund të muajit gusht, pas publikimit të një audio-përgjimi të bisedës që Denar Biba dhe Ledio Bianku kishin zhvilluar në ambientet e kafenesë së gjykatës së Strasburgut.

Pas këtij publikimi opozita akuzoi mazhorancën se nëpërmjet Bibes i kanë bërë shantazh gjyqtarit të Strasburgut Ledio Bianku, në mënyrë që ai të ndikonte për miratimin e kërkesës së qeverisë shqiptare për të pezulluar përkohësisht dhënien e vendimeve për çështjen e pronave për Shqipërinë, derisa ligji i ri për kompensimin e pronave të fillonte implementimin e tij.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/audiopergjimi-prokuroria-therret-te-marre-ne-pyetje-denar-biben-dhe-ledio-biankun

Recommended