Report TV - Komisioni për CEZ thërret për të dëshmuar Josef Hasek

  • 7 years ago
TIRANE-Komisioni hetimor për Privatizimin e OSSH-së ka kërkuar sot zyrtarisht thirrjen për të dëshmuar Josef Hasek, ish-drejtori i CEZ.

Hasek konsiderohet si personi që ka dijeni për skandalin CEZ që nga koha e negociatave e deri në momentin e largimit të CEZ nga Shqipëria.

Gjithashtu kreu i Komisionit, Taulant Balla ka kërkuar edhe thirrjen e Arben Doçit, i drejtori i Pastrimit të Parave, në kohën që janë kryer transferta të dyshimta në llogari të Nuel Kalajt dhe Kastriot Ismailajt.

Kreu i Komisionit Hetimor për ÇEZ, Taulant Balla, ka kërkuar edhe njëherë shoqërimin me forcë të dëshmitarit Nuel Kalaj.

Recommended