Ora News - Ish-kreu i Burgjeve dhe ish-deputeti socialist merr pafajësinë nga gjykata
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Ish-Drejtori i Burgjeve Arben Çuko nuk është më nën akuzë. Në seancën paraprake gjyqtari Sokol Tona ka vendosur të pushojë hetimet, pasi nuk provohet që Çuko ka kryer vepër penale.

Pas dy vitesh hetim ish drejtori i burgjeve Arben Çuko tashmë është i lirë nga çdo akuzë. Gjykata e Tiranës ka pushuar hetimet ndaj tij të nisura për shpërdorim detyre.

Ka qenë gjyqtari Sokol Tona, i cili në seancën parapake ka vendosur të mos e kalojë çështjen ndaj ish drejtorit të burgjeve për gjykim, pasi nuk ka elemete të veprës penale.

Çuko u hetua në gjendje të lirë pasi pak muaj më parë, gjykata ndryshoi masën e sigurisë për ish-deputetin nga ?arrest shtëpie? në ?detyrim paraqitje?.

Arben Çuko u arrestua në 18 tetor 2018 në kuadër të operacionit ?VOL-VO4?, pasi doli në përgjimet e grupit ?Avdylaj?, pjesë e dosjes së famshme 339.

Prokuroria pretendoi se Çuko favorizoi një të dënuar për të transferimin e tij burg në një tjetër. Gjithashtu Arben Çuko u akuzua edhe për korrupsion, pasi shoferi i tij dyshohet se kishte marrë një shumë parash për të lehtësuar kushtet e një të dënuari.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ish-kreu-i-burgjeve-dhe-ish-deputeti-socialist-merr-pafajesine-nga-gjykata

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended