KQZ e re, vetëm dy kandidatë/Ruçi thirrje partive të zgjedhin komisionin që do përzgjedhë kandidatët

  • 3 years ago
Kuvendi i Shqipërisë, tashmë që si datë zgjedhjesh është dekretuar 25 prilli, nuk ka humbur kohë dhe u ka kërkuar partive politike të çojnë emrat e përfaqësuesve për Komisionin e Posaçëm Parlamentar që do të kalojë në filtër kandidatët për strukturat e reja të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.


Kjo është ftesa që mban firmën e Gramoz Ruçit dërguar partive politike, përfshi Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin, për të sjellë emrat e atyre që do të ulen në këtë komision.

Që prej datës 29 gusht, Kuvendi ka hapur aplikimet për 12 vendet vakante në katër strukturat e reja të KQZ-s1ë. Për komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, nënkomisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, 5 anëtarë të Komisionit Rregullator dhe 5 anëtarët të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Top Channel nga burime të Kuvendit ka mësuar se deri paraditen e kësaj të hëne kanë aplikur dy persona. Ata janë Naim Mëcalla për të katërta strukturat e KQZ si dhe Redinela Beqiraj vetëm për Komisionin e Ankimimit. Naim Mëcalla është jurist dhe dekan i Fakultetit të Drejtësisë në një universitet privat.

Ndërsa Redinela Beqiraj në rrjetin LinkedIN ka publikuar të dhënat me profesion juriste pranë Agjencisë së mbledhjes së borxheve të këqija. 18 shtatori është data e fundit për të dorëzuar aplikimet në sekretarinë e kuvendit.

Mësohet se ish-kryetarja e KQZ-së, Lefteri Lleshi në ditët në vazhdim do të dorëzojë dokumentacionin për t?u bërë pjesë e strukturave të reja të KQZ-së.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#KQZ#GramozRuci#TopChannel

Recommended