Si i pergjigjet Ardi Veliu deklarates se kryeprokurorit per kanabisin?
  • 4 years ago
Një javë më parë, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela deklaroi se në zona të caktuara të vendit ka tendenca për rritje të kultivimit të kanabisit.

Kësaj deklarate të kryeprokurorit, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu i është përgjigjur duke thënë se e ka marrë materialin e prokurorisë dhe është ngritur grupe pune për të adresuar këtë fenomen.

Deputeti Anduel Xhindi: Para një jave, Prokurori i Përgjithshëm tha që kemi rritje të kultivimit të kanabisit në 4 qarqe në vend. Cili është qëndrimi juaj për këtë deklaratë të z.Çela?

Ardi Veliu: Edhe unë e kam ndjekur raportimin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe njëkohësisht kam marrë dhe materialin. Janë ngritur grupe pune dhe janë duke e analizuar për të gjetur mangësitë apo për të dalë në konkluzione më të qarta në lidhje me përmirësimin e punës. Në të gjitha daljet publike, edhe në raportimin që unë kam bërë në muajin Tetor para jush, nuk është fshehur asnjëherë pjesa e tendencës që ka patur në disa qarqe përsa i përket kultivimit.
Raste të kultivimit të konstatuara nga ne, në vitin 2018 ka 248 raste të konstatuara, në vitin 2019 ka 409 raste. Pra këto janë raste të zbuluara nga Policia e Shtetit.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended