Ora News - Ardi Veliu: Policia bëri punë të shkëlqyer! Nisin hetimet për dhunën në protestë
  • 5 years ago
#oranews #ardiveliu #protesta #opozita

Me tu shpërndarë protestuesit, grupi hetimor i policisë dhe prokurorisë kanë mbërritur në sheshin para Kryeministrisë.

Ata e kanë rrethuar pjesën para selisë me shirit të verdhë për të regjistruar çdo dëmtim të bërë.

Në këtë moment është parë në shesh edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili nën shoqërinë e drejtorit të Policisë së Tiranës Kastriot Skënderi, ka përgëzuar punonjësit e policisë për punën e bërë.

Ardi Veliu: S'kam ardhur për prononcime por për të falenderuar policët që kanë bërë një punë të shkëlqyer. Policia ka bërë detyrën dhe vetëm detyrën.

Kryeministri, Edi Rama, reagoi në Instagram pas protestës duke publikuar foton e një djali të vogël pranë kërpurdhës te Kryeministria dhe një foto të asaj që është shkatërruar para zyrës së tij.

Edi Rama: Për Protestuesit:Eshtë faji i atyre që ju tërheqin nga hunda apo juaji që akoma i ndiqni pas ata udhëhumbur?Për Vlonjatët:Sot ju i ritreguat Shqipërisë atë që dini më mirë,anën e duhur të historisë! Për Policinë e Shtetit:Ishte dita për të bërë dallimin e madh.Ju e bëtë!

Ndërsa Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, falenderoi gjithashtu policinë për punën e saj.

Sandër Lleshaj: Sot ne bëmë dallimin e qartë mes atyre që protestave u përgjigjeshin me zjarrin e armëve luftarake dhe nesh, që armën tone kemi durimin e zjarrin tonë kemi përkushtimin për Shqipërinë evropiane! Faleminderit nga zemra Policisë shqiptare. Super punë sot. Mirënjohje!

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ardi-veliu-policia-beri-pune-te-shkelqyer-nisin-hetimet-dhunen-ne-proteste

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended