TV Ora - Ardi Veliu te Trauma, viziton policët e lënduar në protestë
  • 5 years ago
#tvora
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, vizitoi në Spitalin e Traumës punonjësit e Policisë, të cilët u lënduan gjatë protestës së ditës së sotme të zhvilluar para Parlamentit të Shqipërisë, ku sipas policisë protestuesit ushtruan dhunë duke qëlluar me gurë, sende të forta dhe lëndë piroteknike.

Veliu është interesuar te mjekët për shëndetin e punonjësve të Policisë dhe u ka uruar atyre shërim të shpejtë.

Më pas Drejtori i Përgjithshëm ka takuar në ambientet e jashtme të spitalit edhe një pjesë të kolegëve të punonjësve të lënduar, duke i falënderuar për gjakftohtësinë, seriozitetin dhe profesionalizmin e treguar gjatë protestës së sotme.

Policia ka shoqëruar rreth 15 persona për dhunën në protestë, mes tyre edhe kreun e PD-së Fier, Luan Baçi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ardi-veliu-te-trauma-viziton-policet-e-lenduar-ne-proteste

Follow TV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended