Ora News - Shpërthen hashashi, Ardi Veliu pranon fenomenin: I përhapur në zonat malore

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Në një kohë që flitet për legalizimin e kanabisit, fenomeni i kultivimit të lëndëve narkotike ka një trend në rritje për këtë vit. Kjo është pranuar nga drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i cili kërkoi ndihmë të autoriteteve të tjera për të luftuar këtë fenomen. Rreziku për kultivimin në masë të kanabisit e shton edhe fakti se këtë vit nuk ka fluturime nga autoritetet italiane për monitorim e parcelave.

Në një kohë që qeveria po punon për të ligjëruar nismën për legalizimin e kanabisit, në Shqipëri ka nisur të shtohet kultivimi i tij në mënyrë të paligjshme. Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu teksa ka raportuar në komisionin parlamentar të sigurisë pranoi se këtë vit ka një tendencë në rritje sa i përket kultivimit të lëndëve narkotike në vendin tonë. Në ndryshim nga vitet e kaluara, sivjet ka ndryshuar strategjia e trafikantëve, duke mbjellë parcela në zona të thella malore, të vështira për tu arrirë nga policia.

''Tendenca është në ulje jo. Tendenca është në rritje, e theksoj edhe këtë vit tendenca për kanabisin është në rritje. Në këtë luftë ka ngelur vetëm policia. Duhet që gjithë aktorët e tjerë të marrin më shumë përgjegjësi.''

Rreziku për kultivimin në masë të kanabisit e shton edhe fakti se këtë vit nuk ka fluturime nga autoritetet italiane për monitorimin e parcelave.

''Ata kanë kërkuar çfarë procedure do të ndiqet në lidhje me personelin që do vijë të atashohet këtu. A do t'i përmbahej normave kufizuese në lidhje me karantinimin. Ne kemi kthyer përgjigje dhe besoj shumë shpejt Guarda do të jetë shumë shpejt këtu.''

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/kanabizohet-vendi-mungon-guardia-di-finanzia-veliu-po-mbillet-ne-zona-te-thella

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended