Ora News - Kamerat e sigurisë, drejtorët e shkollave nxjerrin bllof bashkinë e Shkodrës
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vendosja e kamerave të sigurisë në shkolla në kuadër të ligjit për sigurinë publike ka shkaktuar debate dhe përplasje në Shkodër.

Më 13 nëntor të këtij viti Policia e Shkodrës me një shkresë zyrtare u kërkoi të gjitha shkollave të qytetit të pajisen me kamera sigurie brenda 60 ditëve, në të kundërt do të penalizohen

"Në fillim të vitit shkollor erdhi një shkresë për pajisjen e shkollës me kamera sigurie të cilën ne si shkollë nuk arrijmë ta mbulojmë për arsye se fondet janë minimale. Presim që bashkia ti vendosë kamerat e sigurisë" tha drejtoresha e nje shkolle.

Pas kësaj shkrese, bashkia Shkodër reagoi me anë të një deklarate për shtyp duke evidentuar shkollat me kamera.

Për më shumë lexoni në:
Recommended