Report Tv-Ngjela rrëfen për herë të parë: Ja kush e tërhoqi Berishën nga grushti i shtetit në '98
  • 6 years ago
Kush e detyroi Sali Berishën të tërhiqte turmën e revoltuar të mbështetësve nga institucionet shtetërore 14 shtatorin e 1998? Versionet kanë qenë nga më të ndryshmet, ishte një shqiptaro-amerikan i fuqishëm, apo një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë?

Avokat Spartak Ngjela, një nga ish-bashkëpunëtorët më të ngushtë të Sali Berishës, zbulon në emisionin "Repolitix" në Report Tv për herë të parë emrin e zyrtarit të lartë të SHBA që detyroi Berishën të ulte gjakrat e "grushtit të shtetit" të 20 viteve më parë, pas vrasjes së Azem Hajdarit. Sipas Ngjelës, Berisha është telefonuar me urgjencë nga zv/sekretarja amerikane e shtetit, Eileen A. Malloy. Kjo e fundit i është drejtuar Berishës se SHBA nuk do njohë kurrësesi qeverinë e tij, të marrë nga një revoltë e dhunshme, ku institucionet e shtetit u sulmuan me armë nga mbështetësit e opozitës.

Fatos Klosi: Berisha bëri edhe 14 shtatorin e 1998. Por e mori një shqiptaro-amerikan Berishën atëherë. Kur mori institucionet në 14 shtator. I tha tërhiqu, dhe Berisha u tërhoq.

Spartak Ngjela: E mori zv/sekretarja amerikane e shtetit, znj.Malloy. Ka qenë edhe në Shqipëri ajo. Berisha e respektoi. Berisha i tha, ndodhi një vrasje, populli u revoltua, shteti u dorëzua, iku... Në këto momente ne kemi ndërhyrë në mbrojtje të shtetit. Një ekip është te presidenti për të bërë qeverinë e përbashkët, por PD nuk merr pjesë. Ajo iu drejtua - merr pjesë apo nuk merr pjesë PD, ajo është qeveria jote dhe ne nuk e pranojmë. Këtu Berisha u tërhoq.
Recommended