Vrasjet në Tropojë/ Zyflije Haklaj rrëfen vrasjet e 4 vëllezërve,miqësinë dhe përplasjet me Berishën
  • 4 years ago
Zylfije Haklaj në një rrëfim për emisionin Top Story nga Suedia, ku banon me statusin e azilamntit politik, ka treguar historinë e familjes së saj. Haklaj ka rrëfyer vrasjen e vëllait të saj Shkëlqimit, pas së cilës nisi edhe saga e hakmarrjes së kësaj familejeje.

Por Zylfije Haklaj çdo gjë e shigjeton drejt ish-presidentit Sali Berisha. Ajo thotë se urdhëri është dhënë prej ish-presidentit për vrasjen e vëllait të saj.

?Berisha ka pasur njerëz aty por kemi pasur edhe ne njerëz, njerëz që kanë qenë afër Berishës e kanë inçizuar dhe po atë ditë ia kanë dhënë Halilit dhe Shkëlqimi e ka dëgjuar, deri ditën që vdiq e ka pasur në makinë dhe e ka dëgjuar gjithë kohës. Dy javë para se Shkëlqimi të vdiste, po e dëgjonte aty në kuzhinë, dhe unë reagova. I thashë, Shkëlqimi, që tash e ka plotësuar Sali Berisha, e tha jo Zylfie se ka plotësuar akoma, do të tregoj kur ta plotësojë?, ? rrëfen Zylfie Haklaj, motra e Haklajve.

Zylfije Haklaj thotë se, ish-presidenti i kishte ftuar si familje që të sulmonte në jug në vitin 1997.

Sali Berishës i rrezikohet pushteti si president dhe dërgon forca nga Garda, kryesisht Sokol Mulosmanin, kushëri i dajave tonë, për të takuar Fatmirin, për ti kërkuar mbështetjen e tij, dhe Fatmiri i thotë shprehimisht që as për Hamdiun nuk e bëjë këtë punë që të sulmoj Jugun, vëllezërit e jugut për të mbrojtur karrigen e presidentit?, ? rrëfen Zylfie Haklaj, motra e Haklajve.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#VrasjeteHaklajve#SaliBerisha#TopChannel
Recommended