Ora News - Tropoja epos dhe personalitete, Meta ngre në piedestal Azem Hajdarin dhe Berishën
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Presidenti, Ilir Meta, ka vlerësuar rolin e Tropojës për lirinë dhe pavarësinë, indentitetin dhe dinjitetin kombëtar të vendit.

Meta: Tropoja përbën një epos plot histori dhe personalitete që i kanë dhënë shumë kombit shqiptar për lirinë dhe pavarësinë, për indentitetin dhe dinjitetin kombëtar, për politikën dhe diplomacinë, për arsimin dhe shkencën, për artin dhe kulturën.

Mbarë populli shqiptar i është mirënjohës popullit të Tropojës për atë çfarë i ka dhënë kombit. Ky vend është libër i një historie të madhe. Ky popull ka nxjerrë trima të pafund, mendimtarë të rrallë, politikanë të shquar, diplomatë të mprehtë, oratoarë të zjarrtë, filozofë popullorë, rapsodë, gurrë të pashuar, artistë me famë.

Në çdo event të rëndësishëm të popullit dhe të kombit shqiptar është prania, kontributi dhe protagonizmi i tropojanëve.

Kjo, sepse tropojanët kanë qenë gjithmonë të shqetësuar për fatet e Shqipërisë e të shqiptarëve. Tropojanët u gjenden dhe kontribuan në Lidhjen e Prizrenit, në Lidhjen e Pejës, në Lidhjen e Junikut, në Kuvendin e Vlorës, në Konferencën e Bujanit e në çdo ngjarje.

Do të duhej një kohë e gjatë për të përmendur emrat e tyre me kontribute të paharruara për çështjen kombëtare si Haxhi Zeka, Bajram Curri, Binak Alija, Mic Sokoli Dervish Luzha, e shumë të tjerë.

Tropoja priu lëvizjen për rrëzimin e diktaturës

Kreu i Shtetit theksoi veçanërisht rolin e personaliteteve të rrethit të vogël verior në demokracinë e vendit, duke nënvizuar se dy udhëheqësit kryesorë të Lëvizjes Demokratike, Azem Hajdari dhe Sali Berisha, ishin nga Tropoja.

Meta: Pesha që Tropoja dhe tropojanët kanë mbajtur në kapërcimin e jashtëzakonshëm nga diktatura në demokraci është e rrallë. Jam sot këtu për t?u përkulur me respekt e mirënjohje të veçantë ndaj veprës së Azem Hajdarit, udhëheqësit të ?Lëvizjes Studentore?. Nuk duhet të harrojmë se dy udhëheqësit kryesorë të Lëvizjes Demokratike si Azem Hajdari, ashtu edhe Sali Berisha ishin nga Tropoja. Po jo vetëm ata, edhe shumë të rinj të tjerë, edhe shumë personalitete të tjera, intelektualë si Besnik Mustafaj e shumë të tjerë, ishin pikërisht nga Tropoja.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tropoja-epos-dhe-personalitete-meta-ngre-ne-piedestal-azem-hajdarin-dhe-berishen
Recommended