Festivali Letrar për të Rinj “Tirana Gate-2020”, shpallen fituesit në esse, prozë dhe poezi
  • 4 years ago
Festivali Letrar për të Rinj ?Tirana Gate-2020? shpalli sot fituesit e Edicionit të VI në tre kategori, esse, prozë dhe poezi, ku konkurruan me dhjetëra nxënës e studentë të shkollave të kryeqytetit. Juria e festivalit vlerësoi me çmim të parë në Esse - Antea Spahiun, në Prozë - Ersona Duro dhe në Poezi - Sara Hidri. Edhe pse në kohë pandemie, festivali e nisi punën e tij në mars, duke e ndryshuar tërësisht mënyrën e organizimit, pasi gjithçka u krye online. Ai u organizua si çdo vit nga Instituti i Librit dhe i Promocionit dhe u mbështet nga Bashkia e Tiranës. Tema e këtij edicioni ishte ?Shpirti i një kryeqyteti që ndryshon?, e lidhur ngushtësisht me Tiranën dhe 100 vjetorin e shpalljes Kryeqytet. Në fjalën përshëndetëse, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se mbështetja për artin dhe kulturën nuk do të mungojë. Ai shprehu kënaqësinë se ky festival po kthehet në një traditë të bukur të Tiranës. ?Të bësh art e kulturë është sfidë në kohët ku jetojmë. Por, kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri. Komercalizmi, zelli për t?u dukur, ndoshta i kanë shkurajuar ata që merren me letërsi ose mendojnë të investojnë në art e kulturë. Ama, aleanca që kemi krijuar sot me këtë festival, ka mundësi të transformojë, në mos botën, të paktën këtë qytet. Nëse nuk ndryshojmë dot botën, të paktën mund ta përmirësojmë qytetin tonë, qoftë edhe duke u frymëzuar. Do të kemi shanse të tjera si ky festival dhe mezi pres që bashkia të vazhdojë të jetë partneri shqiptar i këtij konkursi?, tha ai.
Recommended