Report TV - Aksident në dalje të tunelit të Elbasanit, përmbyset makina, plagoset drejtuesi
  • 6 years ago
Një makinë është aksidentuar dhe është kthyer përmbys në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, pranë tunelit të Krrabës.

Siç duket edhe në videon e siguruar nga "Shqiptarja.com", automjeti i aksidentuar ka qenë një makinë tip "Ford". Aksidenti ka ndodhur vetëm pak metra pas daljes nga tuneli i Krrabës.

Nuk raportohet për të plagosur nga aksidenti, ndërsa shkak mendohet të ketë qenë shpejtësia e automjetit çka ka bërë që drejtuesi të humbasë kontrollin dhe të dalë nga rruga.
Recommended